Tashmë ka nisur spektakli më i madh në vend, “Big Brother VIP”. Që me mbarimin e edicionit të tretë, kurioziteti i publikut ka qenë i jashtëzakonshëm. Tre edicione mjaft të suksesshme të “Big Brother VIP” deri më tani me banorë mjaft të spikatur, që kanë përcjellë tek publiku emocione të forta.
Vetëm pak më parë është prezantuar banorja e re e “BBV4”, ku pas një performance muzikore, Rozana Radi futet në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Rozana është aktore, këngëtare dhe kantautore shqiptare. Roza ka publikuar disa këngë të suksesshme në Shqipëri, si dhe ka bashkëpunuar me disa artistë të njohur shqiptarë.
Së bashku me reperin Noizy, ajo ka publikuar këngët “Fly” dhe “Mr. Yesterday”.[2] Në vitin 2009, Radi performoi në Kënga Magjike në vitin 2009, ku përfundoi e 10-ta me këngën “Femër” dhe mori çmimin për stilin më të mirë të të kënduarit. Një vit më pas performoi në Kënga Magjike 2010 me Ramadan Krasniqin dhe me këngën “Valsi i tradhtisë”. Në vitin 2011 ajo hyri në garë për të tretin vit radhazi kur mori pjesë në Kënga Magjike 2011. Këtë herë ajo mori pjesë me reperin Mc Kresha dhe me këngën “Jabadabadu”. Në maj të vitit 2012 ajo publikon me grupin Aragona baladën “Tepër jemi dashtë”. Gjatë verës së vitit 2012 ajo publikoi këngën “O sa mirë me qenë shqiptar” dhe gjatë vjeshtës mori pjesë në Kënga Magjike 2012 me këngën “Ti s’ke zemër”. Asaj iu dha edhe çmimi për performancën më të mirë në konkurs.
Rozana është edhe mbesa e artistit të njohur Françesk Radi.