Taylor Swift befasoi të gjithë fansat në stadiumin Arrowhead në Kansas gjatë turneut të saj duke sjellë në skenë ish-të dashurin e saj Taylor Lautner. Paraqitja e aktorit të “Twilight”, i cili shërbeu si frymëzim për këngën e Swift “Back To December”, u shoqërua nga aktorja Joey King dhe Presley Cash, të cilët të dy bashkëpunuan me Swift në videoklipin e saj të ri për këngën ‘I Can See You (Taylor’s Version)’. Videoklipi, me të tre aktorët, u publikua në të njëjtën ditë me albumin e Swift ‘Speak Now (Taylor’s Version)’ dhe të pranishmit e koncertit ishin të parët që dëshmuan premierën e tij.

Lautner bëri një hyrje madhështore, duke i befasuar fansat e entuziazmuar. Swift shprehu mirënjohjen e saj për Lautner, duke pranuar ndikimin e tij pozitiv gjatë krijimit të albumit të saj ‘Speak Now’. Swift tha se: 

Ai ishte një forcë shumë pozitive në jetën time kur bëra albumin “Speak Now” dhe dua të them se ai bëri çdo efekt që patë në atë video muzikore.  Ai dhe gruaja e tij janë bërë disa nga miqtë e mi më të ngushtë dhe është shumë e përshtatshme sepse të gjithë kemi të njëjtin emër.

Nga ana e tij, Lautner shprehu respektin e tij për Swift si artiste dhe si person.

Të respektoj shumë, jo vetëm për këngëtarin që je, kantautoren, interpretuesen, por vërtet për njeriun që je.