Këngëtarja e njohur, Diona Fona, ka folur hapur për sfidat personale dhe profesionale me të cilat është përballur ndër vite. E ftuar në Top Channel në emisionin “S’e Luan Topi”, ajo ka ndarë me publikun momente të ndjeshme nga jeta e saj private.
Ka pasur shumë momente që kam menduar ta braktis famën. Kur je 18 vjeçe dhe të gjithë presin shumë prej teje, është sfidë e madhe. Presioni i njerëzve dhe pritshmëritë e mëdha ndonjëherë të lodhin, por unë e dua muzikën dhe nuk mund ta lë pas.
Bukuroshja foli edhe për jetën e saj sentimentale, duke theksuar se ish-partneri i saj nuk e ka përballuar famën.
Kur ke famë, sidomos si artiste, ekziston një paragjykim i madh që nuk je vajzë e mirë. Është shumë e padrejtë. Shumë e kam dashur. Kam menduar edhe të heq dorë nga gjithçka vetëm për dashuri.



