Këngëtarja shqiptare Xhesika Polo ka ndarë me ndjekësit e saj një lajm të trishtë, duke njoftuar ndarjen nga jeta të babait të saj, Artur Polo. I ndjeri ishte një nga mbështetësit më të mëdhenj të këngëtares, duke shprehur vazhdimisht krenarinë për rrugëtimin dhe arritjet e saj artistike.

Një prej momenteve më prekëse për publikun ishte telefonata surprizë gjatë një spektakli, ku babë e bijë ndanë emocione të forta dhe dëshmuan lidhjen e tyre të veçantë. Biseda e tyre preku zemrat e shumë shikuesve.