
Ana Kabashi mori vëmendjen e të gjithëve së fundmi, për shkak të thashethemeve se ajo ka nisur një lidhje dashurie. Shkak u bënë fotot e fundit që këngëtarja publikoi në rrjetet sociale, ku tregonte një kuti me trëndafila të kuq ku shkruhej "Të dua".
Lidhur me këtë, Ana ka folur në një intervistë për "Mirage". Këngëtarja ka zbuluar se prej 3-muajsh nuk është më beqare dhe tha se personi në fjalë nuk është i njohur dhe se ajo nuk i pëlqen të dalë me fytyra publike.
"Gjithë kjo femër t'jem beqare...Jam duke u njohur me atë personin, prej 3 muajsh. Jo, nuk është fytyrë publike. Nuk kam qejf të lidhem me fytyra publike", u shpreh këngëtarja.
[gallery ids="875512,875513,875514,875515,875516,875517,875518,875519,875520,875521,875522,875523,875524,875525,875526,875527,875528,875529,875511"]