Julian Deda është një ndër finalistët më të komentuar të edicionit të tretë të BBV. Ndërkohë që vazhdimisht është shprehur se në fakt është ai fituesi i BBV3, duke mos pranuar Eglën si triumfatore, mesa duket Juli së fundmi është përballur edhe fansat e kësaj të fundit.
Përmes një postimi të bërë në profilin e tij të Instagramit, aktori i njohur ka reaguar ashpër ndaj fansave të Eglës, të cilët shpesh herë e kontaktojnë përmes profileve fallco, duke i shkruar se i vjen inat që nuk ishte ai që mori 100 mijë euro.
Juli është shprehur se për të nuk ka qenë i rëndësishëm çmimi por prezantimi përpara publikut.
“Përshëndetje të gjithë fansave me profile fallco të E dhe R, që më shkruani në inbox, duke dashur të më intimidoni me fjalinë e famshme ” të erdhi inat që nuk more 100 mijë euro”.
Si fillim, unë e kam thënë edhe brenda shtëpisë se më i rëndësishëm për mua ishte prezantimi para publikut në modulin BIO. Kam thënë gjithashtu që më intereson më shumë fitorja sesa lekët në vetvete. Gjithkujt i duhen 100 mijë euro por jo gjithkush e kupton sa e rëndësishmë është dashamirësia e njerëzve, që vërtet nuk të mbush xhepat pro shpirtin, zemrën dhe zemrënn ta mbushin plot.
Por për merakun tuaj, sapo t’i bëj 100 miëj euro, do ju lajmëroj, që të flini rehat”.
