Dyshja e njohur e emisionit të mëngjesit, "Wake Up", Ori Nebijaj dhe Isli Islami, përveçse dy kolegë pune, ata janë edhe dy miq të mirë në jetën e përditshme.

Ata gjithmonë janë komentuar për kiminë e veçantë që kanë së bashku sa herë që shfaqen në ekran. Madje nuk mungojnë edhe postimet në rrjetet sociale, ku shfaqen në praninë e njëri-tjetrit.

Por ditën e sotme, Isli i ka habitur të gjithë me një koment që ka bërë në foton e fundit të Orit.

"Bukuria jote është zhurma më e këndshme që veshët e këtij qyteti kanë dëgjuar", janë fjalët që moderatori ka zgjedhur dhe që çdo vajzë do donte të merrte një kompliment kaq të bukur e të veçantë. Ndërkohë Ori i është përgjigjur: "Sa poetik o Zot".

[gallery ids="872619,872620,872621,872622,872623,872624,872625,872626,872618,872627,872628,872629,872630,872631,872632,872633,872634,872635,872636,872637,872638,872639"]