Teologu Vladimir Kera ka qenë i ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku ka njohur publikun me përfitimet në shpirt dhe në mendje të agjërimit. Gjithashtu ka folur dhe për disa rituale dhe ka ndarë këshillat e tij për të gjithë ata që agjërojnë për herë të parë.

Pjesë nga intervista:  

Ka disa pyetje apo keqkuptime lidhur me marrëdhëniet intime gjatë muajit të Ramazanit. A lejohen mes të martuarve pasi mbyllet agjërimi?

Po, është e e lejuar. Me kusht që ne të pastrohemi. Pasi kryejmë aktin intim, gjithmonë lahemi, pastrohemi, është kusht fetar sepse është e rëndësishme.

Po nëse nuk janë të celebruar?

Jo, sepse nuk është i celebruar. Jashtë martese është mëkat. Nuk është se kushtëzon një vepër e mirë një të mirë, dhe as më mëkat një vepër të mirë, nuk e kushtëzon. Është e thjeshtë, të celebrohen para Ramazanit (qesh).

Po ashtu alkooli e prish agjërimin?

Po, e prish. Qëllimi është që të heqësh dorë nga veset. Unë jam i mendimit që mundësisht të heqin dorë dhe nga duhani. Nëse pi alkool pas iftarit është mëkat i madh, futet te mëkatet e mëdha edhe jashtë agjërimit. Siç janë shpërblime të mëdha për punë të mira, është dhe mëkat i madh për punë të këqija.