Një gjykatë franceze ka dënuar një burrë me gjashtë muaj burg pasi kërcënoi se do t’i “priste kokën” një mësuese në shkollën e djalit të tij. I pandehuri u përball me mësuesen e djalit të tij në parkingun e shkollës në qytetin jugperëndimor të Le Fauga javën e kaluar, pasi nëntëvjeçari u transferua në një klasë tjetër për shkak të sjelljes së tij. Ai e kërcënoi mësuesen 58-vjeçare se do t’ia priste kokën përpara se të hynte në shkollë, ku i përsëriti kërcënimet para drejtorit të shkollës.

Në seancën dëgjimore, i pandehuri kërkoi falje, duke thënë se “nuk e kishte kuptuar seriozitetin” e fjalëve të tij. Duke e përshkruar veten si “shumë, shumë mbrojtës” ndaj fëmijëve të tij, ai tha se nuk ishte një person i dhunshëm dhe nuk e dinte çfarë i kishte ndodhur atë ditë. Mësuesja është aktualisht në pushim mjekësor dhe nuk është e sigurt nëse do të kthehet në klasë, sipas avokates së saj, Jocelyn Momasso-Momasso. Ai tha se ajo ishte “e traumatizuar”.