Ish-banorja e “Big Brother VIP 4”, Valbona Mhilli, ishte një ditë më parë e ftuar në emisionin “Në shtëpinë tonë”. Ajo ka komentuar rrugëtimin e saj brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri si dhe tha disa fjalë edhe për disa nga ish-banorët e tjerë.
Pjesë nga intervista:
E bukur pastaj te ‘Afterparty’ është se të pamë edhe me G-Banin
Po unë isha me të gjithë banorët faktikisht, përveç disave
Të pamë dhe nuk na fole
Ishit shumë larg, unë mora në telefon Albanin dhe e pyeta ‘ku je?’. Unë kam kërcyer dhe kam ndenjur pothuajse me të gjithë banorët dhe e kam shijuar në maksimum, ishte një super party. Kam kërcyer edhe me Aldon, Kelly-n, Petron, Rikin.
Me kë po mban më shumë kontakt në këtë periudhë nga ish-banorët?
Unë besoj se i vetmi personazh në shtëpinë e Big Brother që nuk do kem asnjëherë kontakt dhe marrëdhënie është Gerta Gixhari. E padiskutim Laerti.
Nuk do flisni kurrë?
Kurrë mos thuaj kurrë se unë jam njeri që zbutem dhe fal
Po nëse do të propozohet një projekt televiziv ku duhet të ishit bashkë me Gerta Gixharin?
Unë kam qëndruar 3 muaj e 5 ditë në një shtëpi me Gertën, kështu që nuk diskutohet se puna është punë. Marrëdhëniet jashtë pune janë personale dhe zgjedh me kë të ndash kohën .
Me Laertin e kuptoj po me Gertën pse s’do të kesh kontakt?
Sulmet e njëpasnjëshme të Gertës kanë qenë të tepruara. Të sulmosh një vajzë nga mëngjesi në darkë për 70 ditë, t’i thuash je e pamoralshme, më pas ndodhi dhe një konflikt mes meje dhe saj.