Këngëtari i njohur, Mirdon Pacolli, ka qenë një ditë më parë i ftuar në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën. Ai ka bërë një rrëfim të sinqertë rreth jetës familjare, karrierës dhe jo vetëm.
Pjesë nga intervista:
A beson në Zot?
Po, shumë.
Shkon shpesh në xhami?
Po.
Cilat janë disa momente që ti e ke ndierë shumë lidhjen me Zotin?
Unë jam besimtar, e besoj fenë dhe e praktikoj fenë, shumë. Nuk e besojnë njerëzit se më shohin kështu…
Çfarë i kërkon zakonisht Zotit kur shkon në xhami?
Shkoj dhe i kërkoj çfarë nuk kërkoj prej njerëzve. Është diçka që nuk e kërkoj te njerëzit, nuk e kërkoj në këtë jetë. Shkoj dhe e kërkoj vetëm tek Ai. Është një raport vetëm mes meje dhe Zotit. Është diçka që më bën të ndihem shumë mirë. Ata që e praktikojnë e dinë shumë mirë këtë ndjenjë. Është një ndjenjë shumë e veçantë.



