Prej pasdites së të shtunës, në ekranin e Top Channel, do ju presë një emision i ri, i cili do u japë hapësirë atyre që aspirojnë të bëhen biznesmenë të suksesshëm.

“StartTop” është një emision nga Eno Popi, i cili fokusohet tek “Start Up”-et dhe idetë e reja të biznesit. I ftuar në “Shqipëria Live”, Eno Popi shpjegoi se ky biznes do u japë mundësi atyre që sapo kanë hapur një biznes, apo dhe atyre që kanë nevojë për mbështetje për vijueshmëri.

“Vjen organikisht në Top Channel. Na u duk mundësi interesante, njerëzit do shpjegojnë idetë e tyre. Mund të jetë një biznes që sapo ka nisur, apo një sipërmarrje që ka nevojë për mbështetje për vijueshmëri. Në kemi regjistruar episodet e para. Fillon këtë të shtunë në orën 17:00.

Unë kam kuptuar me emisionet ku komunikojmë etj, sot ka njerëz që kanë ide, idetë e bizneseve të vogla janë shumë më shumë se sipërmarrjet e mëdha, dhe ajo që gjen interesante është sa i shkojnë drejt fundit. Ky ishte problemi që gjeja gjithmonë. Është vetëm një fije mes tentativës për të vazhduar apo për ta lënë. Këtu do kenë këshilla biznesi falas.

Do ketë një juri sipërmarrësish, po që do ndërrohen, të cilët do japin orientim të duhur biznesi. Janë ato biznese që e kanë bërë një financim të prë, dhe pastaj vinë duke kërkuar një orientim, e deri te financime direkte që unë shpresoj të bëhen.” – deklaroi Popi.