Aktori legjendar, Jackie Chan thotë se paratë mund t’i fitosh sërish, por koha nuk kthehet më. Ai ka deklaruar ndër të tjera se:

Paratë vijnë dhe ikin, ndërsa koha ecën vetëm përpara dhe pa e kuptuar, bëhet gjëja më e vlefshme që kemi. Shumë njerëz vrapojnë pas parave duke menduar se do t’u sjellin lumturi apo siguri. Por nëse nuk ke kohë të jetosh, të shijosh jetën dhe të qëndrosh me njerëzit që do, pasuria nuk të bën të lumtur. Prandaj, përdore kohën me kujdes. Zgjidh njerëz që ta bëjnë jetën më të pasur, punë që të jep kuptim dhe momente që kanë vlerë të vërtetë.

Chan, ndër të tjera ka deklaruar se planifikon ta lërë pasurinë e tij për bamirësi, në vend që t’ia trashëgojë djalit të tij.