Ethet e spektaklit më të ndjekur në mbarë shqiptarinë kanë nisur, “Big Brother VIP” po i vëzhgon të gjithë, por ende nuk dihet se cilët janë kapur nga receptorët e syrit të Vëllait të Madh. Të shumtë janë emrat që spekulohen online që do të jenë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Kristi Lamaj, Hilda Kërtalli, Sabina Mete, Angela Martini, Robert Aliaj, Ardit Murataj, Kleoniki Delijorgji, janë disa nga emrat më të përfolur. Por sa afër dhe larg janë parashikimet e këtij edicioni të pestë të “Big Brother VIP”?
E një ditë më parë në emisionin “Ftesë në 5” me Bieta Sulon u komentuan emrat e personazheve të njohur që janë përfolur se mund të bëhen pjesë e BBV.
Pjesë nga biseda:
Bieta Sulo: Angela Martini
Arjon Muça: Është një personazh që në fakt ka vite që nuk është parë në skenat shqiptare, të paktën si e ftuar. Do ishte shumë interesante ta kishim te Big-u për të zbuluar edhe pak zhvillimin e saj personal. Mendoj që personazhet që unë do kisha interes do ishin Robert Aliaj dhe Angela Martini, edhe sigurisht personazhet e një brezi pak më të ri. Por këta të dy do të përbënin shumë interes sepse nuk e kemi parë në kushte shtëpie Martinin dhe Robertin. Nuk i kemi parë nëpër konflikte.
Alberta Zani: Roberti e ka si “Big Brother” të dytë do të thoja unë
Arjon Muça: Nuk është e njëjta gjë
Alberta Zani: Ideja është që Kristi ishte djali i babait, edhe pse ai ka personalitetin e vet…
Bieta Sulo: Edhe u angazhuan shumë baballarët kur patën një pëlqim që u duk mes Kristit dhe vajzës së Sabianit, Keisit. Sabiani u fut brenda dhe Roberti nga jashtë, po prapë i pranishëm.
Alberta Zani: Ndërsa rasti i Angeles do të ketë interes se është kjo zhurma e fundit që u nda nga ky burri që thoshte duhet ta ashuroni të gjitha.
Arjon Muça: Burri perfekt bëhet i mërzitshëm
Alberta Zani: E priti se e arrestuan, se burri i pafajshëm dhe pastaj ndodhi kjo ndarja e papritur që mori bujë. Është një moment që ka interes për atë si personazh. Pastaj nuk e dimë, Angela do të rrijë me kostum sportiv apo me të brendshme, se i rri profilit të saj. ka interes ta shohësh Angelen në mëngjes
Bieta Sulo: Është një nga vajzat më seksi
Rizarta Sikfteri: Më joshëse




