Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.
Këtë javë nominimi nuk ka funksionuar ashtu si herët e kaluara, por këtë javë janë në nominim janë të gjithë banorët përveç Kristit. Kjo për shkak të “Kutisë së Pandorës”, që Kristi vendosi ta hapte, duke fituar një takim me një person të dashur të tij, i cili ishte babai i tij, Robert Aliaj dhe për këtë banorët e tjerë shkuan të gjithë në nominim përveç atij.
Dea Mishel e cila fitoi “Lojën e inteligjencës”, kishte në dorë zarfin e kuq të futur në shtëpi nga Vëllai i Madh. Duke qenë se fitoi lojën, Dea kishte mundësinë të dërgonte tre banorë në televotim. Banorët që ajo zgjodhi ishin Efi, Kiara dhe Luizi dhe një prej tyre do të eleminohet mbrëmjen e sotme. Mes tyre Efi ishte banorja që la përfundimisht shtëpinë më të famshme në Shqipëri, duke hequr dorë nga çmimi i madh.