Të ftuar sot në emisionin “Në shtëpinë tonë” në Top Channel ishin Irgen Çela dhe Joana Janushi, të cilët treguan eksperiencën e tyre në spektaklin më të madh të kërcimit.
Aktori i njohur zbuloi për publikun se ishte habitur që është përfshirë kaq shumë në kërcim si dhe është surprizuar që dinte të kërcente kaq mirë.
“Nuk e prisja të përfshihesha kaq shumë në spektakël. Se dija as unë që dija të kërceja kaq mirë”, tha konkurrenti i “Dancing With The Stars”.
Gjatë bisedës, konkurrentët e spektaklit të kërcimit kanë qenë paksa edhe kritikë me jurinë sa i përket komenteve në adresë të Xhodës.
“Këto 6 javë kanë qenë shumë të bukura, por jam e mërzitur pak me jurinë dhe termat “zgjatu zgjatu” gjatë gjithë kohës”, tha Joana.
Ndërsa Irgeni shtoi: “Sesi të duken ato gjykimet e jurisë kur ti ke dhënë maksimumin. Pse mos t’ma thotë. Unë jam i mirë”.
Por si është ndjesia kur sheh kërcimin nga televizori dhe kupton që juria e ka gjykuar për këtë?
“Juria tha keni gabuar tek valsi por nuk ishte gabim”, tha balerina e njohur.
Ndërkohë Irgeni dhe Joana kanë bërë dhe një parashikim se kush ikën këtë javë nga “Dancing with the Stars”. Për ta ikën Ina ose Visi, ndërsa shprehen se ndiejnë keqardhje për largimin e Ronaldos nga gara.

