Pas javësh me aludime dhe pikëpyetje në rrjetet sociale, Sarah Berisha ka konfirmuar më në fund se lidhja e saj me DJ PM ka përfunduar.

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania” e bëri të ditur lajmin përmes një përgjigjeje në Instagram, pasi një ndjekës e pyeti nëse ajo dhe DJ PM vazhdonin të ishin bashkë.

Përgjigjja e Sarah-s ishte e drejtpërdrejtë, por njëkohësisht la të kuptohet se ndarja nuk është e freskët.

Jo, ne nuk jemi më bashkë. U bë disa muaj që jemi ndarë (shumë përpara se të dilte lajmi). Disa gjëra janë të shkruara për të mos zgjatur gjithmonë, por e mira është që kur marrin fund të ruajmë respekt për njëri-tjetrin

-shkroi ajo.

Sarah shpjegoi gjithashtu se vendosi të flasë publikisht për këtë çështje për shkak të njerëzve që e kanë ndjekur dhe mbështetur historinë e tyre të dashurisë që prej “Big Brother VIP Albania”.

Këtë përgjigje po e jap sepse e ndiej dhe si ‘detyrim’ për të gjithë ata që na kanë mbështetur si në Big, por dhe jashtë

-u shpreh ajo.

Por Sarah duket se nuk ka ndërmend të zbulojë më shumë detaje për arsyet që çuan në fundin e lidhjes.

Këtë temë s’do ta hap më

-përfundoi ajo, duke vendosur kështu një kufi të qartë ndaj pyetjeve të mëtejshme për jetën e saj private.

Sarah Berisha dhe DJ PM u njohën gjatë edicionit të parë të “Big Brother VIP Albania”, në vitin 2021, ku nisi edhe historia e tyre e dashurisë. Pas përfundimit të reality show-t, lidhja vazhdoi jashtë kamerave dhe dyshja u kthye në një prej çifteve më të komentuar të showbiz-it shqiptar.

Dyshimet për një krisje mes tyre ishin shtuar gjatë javëve të fundit, veçanërisht pasi ndjekësit vunë re se Sarah dhe DJ PM nuk ndiqeshin më në Instagram. Megjithatë, deri në deklaratën e saj, asnjëri nuk kishte konfirmuar publikisht ndarjen.

Tashmë, pas disa vitesh bashkë, historia e tyre ka marrë fund. Sarah ka zgjedhur ta mbyllë këtë kapitull me një mesazh të qartë: respekt për të kaluarën, por pa dëshirë për të dhënë më shumë detaje.