Mbrëmjen e së shtunës ka nisur transmetimin edicioni i pestë i “Big Brother VIP” ku 14 personazhe janë bërë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Menjëherë pas spektaklit të madh, banorët kanë nisur që të bisedojnë me njëri-tjetrin, në mënyrë që të njihen.
Angelo Haruni dhe Brikena Selmani janë 2 nga 14 banorët që tashmë janë zyrtarisht pjesë e “Big Brother VIP”.
Teksa Brikena pyet Angelon se pse vendosi të hynte këtë vit dhe jo vitin e kaluar, gazetari iu përgjigj: “Se jam beqar këtë vit”.
Gjithashtu nuk munguan as ngacmimet me fjalë mes njëri-tjetri.
Pjesë nga biseda:
Brikena: Kush të shty të hyje në Big Brother?
Angelo: Vetë, e kam parë që i vogël dhe thjesht tani është momenti
Brikena: Pse këtë vit dhe jo vitin e kaluar?
Angelo: Se këtë vit jam single
Brikena: Ke qenë i lidhur, nuk të ka lënë?
Angelo: Nuk më kanë lënë jo. Ty do të të linin?
Brikena: Nëse do të kishte besim tek unë, po
Angelo: Edhe në Big Brother?
Brikena: Jam shumë tip i besueshëm, ty garant nuk të ka besuar
Angelo: Jo, nuk ka patur arsye
Brikena: Mos me pas arsye nuk të kishte lënë
Angelo: Fama.
Teksa Brikena po rrinte duke u ngrohur pasi kishte të ftohtë, Angelo e ngacmon: Do më bëhesh si akullore deri në fund, do ngrish si kasatë
Brikena: Më pëlqen akullorja
Angelo: Me ça shije?
Brikena: Është sekrete, duhet ta zbulosh
Angelo: Unë e di timen, rum dhe amareno
Brikena: Vetëm një shije provoj, ti provon shumë shije?
Angelo: Po, pastaj kthehem te e njëjta shije


