Shpesh mund t’ju ndodh që të keni vështirësi për të fjetur apo të zgjoheni në mes të natës. Problemet me pagjumësinë janë të përhapura, por kjo varet edhe nga mënyra e të ushqyerit, duke bërë të ndikojë negativisht në gjumin tuaj.
Kur flini pak dhe dobët, ndikon si në shëndetin e organizmit edhe në mirëqënien psikologjike. Gjithashtu trupi rrit prodhimin e disa hormoneve që nxisin mbipeshën. Në të njëjtën kohë sistemi imunitar dobësohet dhe shanset për plakjen e parakohshme rriten.
Prandaj për të shmangur pagjumësinë është e rëndësishme të shmangni sa më shumë konsumimin e këtyre ushqimeve, sidomos në darkë, para se të flini:
Djathërat dhe mishrat e pjekur, këto ushqime janë të pasur me natrium, që stimulon ndjenjën e etjes dhe mund të nxisë zgjimin gjatë natës.

Më pas janë ushqimet e skuqura, të cilat ngadalësojnë proceset e tretjes dhe e bëjnë të vështirë pushimin.

Listës së ushqimeve që nuk duhet të konsumoni bëhen pjesë dhe çokollatat. Ato përmbajnë teobrominë, një përbërës që aktivizon sistemin nervor, duke stimuluar gjendjen e zgjimit.

