Këngëtari i famshëm, Maluma ka mbajtur mbrëmë koncertin e shumëpritur në sheshin “Nënë Tereza”, Tiranë. Këngëtari me famë botërore ka dhuruar një super performancë para mijëra qytetarëve.
Ai ka kënduar hitet e tij më të njohura, si “Felices los 4”, “Corazon”, “No soy malo”, “11 PM” e shumë të tjera.
“Kjo është hera ime e parë në Tiranë dhe shpresoj mos të jetë e fundit. Faleminderit shumë për dashurinë që më keni dhënë, si mua si ekipit tim! Shumë faleminderit! Këtu në Tiranë, Shqipëri, ka femra shumë të bukura. Gëzuar për femrat më të bukura që janë këtu në Tiranë”, është shprehur Maluma gjatë koncertit.
Ai nuk ka ngurruar që në profilin e tij në “Instagram” të postojë disa video nga ky koncert, ku fansat e kanë pritur mjaft mirë.