Ylli i Hollivudit dhe i “House of Cards”, Kevin Spacey, ka pranuar se është homoseksual me një postim në “Twitter”, pasi për shumë vite kishte refuzuar të fliste për orientimin e tij seksual.


Njoftimi erdhi pasi Anthony Rapp, aktori protagonist i serialit televiziv “Star Trek Discovery”, e ka akuzuar se e ka ngacmuar seksualisht në vitin 1986. Asokohe, Rapp ishte 14 vjeç dhe Spacey 26. Aktori, fitues i çmimit “Oscar”, ka kërkuar publikisht falje për sjelljen e tij të pakëndshme.


Producenti i famshëm, i cili ka qenë vetëm 26 vjeç në atë periudhë, është shprehur se nuk e mban mend takimin, por nëse kam bërë diçka të tillë atëherë i kërkoj me të vërtetë shumë ndjesë.


Spacey, tani 58-vjeç, zbuloi se ishte homoseksual pas disa vitesh refuzimi për të konfirmuar thashethemet rreth seksualitetit të tij.


Pas skandalit seksual të Harvey Weinstein, Rapp ka vendosur që të tregojë historinë e tij.


Producenti i filmave Weinstein, është akuzuar nga më shumë se 50 femra për përdhunim dhe ngacmim seksual. Por producenti ka mohuar akuzat për përdhunim.


30 tetor 2017 (gazeta-Shqip.com)