Mbrëmjen e djeshme Luiz Ejlli dhe Kiara Tito kanë shkëmbyer puthjen e parë në buzë, që fansat e tyre e prisnin kaq shumë. Në një dasmë të sajuar në kontekstin e lojës, moderatorja i ka dhuruar këngëtarit puthjen aq shumë të kërkuar.
Në rrjet shpërthyen menjëherë postimet për çiftin e krijuar në “Big Brother VIP2”. Madje edhe nëna e artistit ka diçka për të thënë për të birin.
Miku i këngëtarit të njohur, Meridian Ramçaj, ka publikuar në “Instastory” një foto të shkëputur nga mesazhet që ka shkëmbyer me nënën e Luizit. Ish-banori i shtëpisë më të famshme në Shqipëri, i kishte dërguar asaj fotot nga “dasma” e Luizit dhe reagimi i saj ishte urimi,“U trashëgofshin”, shoqëruar me disa emoji plot dashuri.
Kështu iu jepet fund edhe të gjitha aludimeve që qarkullonin se Luizi nuk ka marrëdhënie të mirë dhe nuk flet me familjen e tij.
Gjatë “ceremonisë” teksa prifti (Kristi) sipas rregullave i dha leje ta puthë nusen, ishte Kiara ajo që e mori situatën në dorë duke e puthur Luizin. Kjo “dasmë” ka qenë e mirëfilltë, ku edhe këngëtari i njohur Altin Shira ka kënduar për banorët.