Kiara Tito dhe Luiz Ejlli janë një nga çiftet më të dashura për publikun shqiptar. Ata janë gjithmonë aktivë në rrjetet sociale, ku ndajnë me ndjekësit momente nga jeta e tyre e përditshmërisë.

Postimet e tyre, që shpesh përfshijnë foto apo video të plota dashurie dhe humor, marrin një vëmendje të jashtëzakonshme.

Së fundmi, moderatorja e njohur publikoi disa foto ku shfaqet me vajzën, e veshur me një pallto elegante dhe duke mbajtur një çantë të markës së njohur “Saint Laurent”.

Ajo që ra më shumë në sy ishte komenti i fituesit të “Big Brother VIP 2” në këtë postim. Pas komplimentit për vajzën, Luizi nuk e kurseu humorin dhe shkroi:

“Kurioz jam për çfarë shërben ai dryni që varet në rrip?”.

Fansat reaguan menjëherë duke shpërthyer me të qeshura dhe pëlqime te komenti i Luit.