Ajo është një nga ish-banoret e ‘Big Brother VIP Albania’ që do mbahet mend për shumë gjatë për batutat e saj. Është fjala për Ermiona Lekbellon, e cila së fundmi është mjaft aktive në rrjetet sociale.

Videot e saj teksa ishte pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, vazhdojnë të qarkullojnë në rrjet dhe janë bërë pjesë e përditshmërisë për shumë njerëz.

Tashmë që rrugëtimi në atë emision mbaroi, duket se marrëdhëniet me ish-banorët janë më së miri. E këtë e vërteton komenti i Ermionës në foton e Kiara Titos.

‘Stunning”– ishte komenti që bëri Ermiona por disa e akuzuan se ka ndryshuar pozicion. Koment që Ermiona nuk i la pa kthyer përgjigje:

“Ça pozicioni, ik o se më lodhët ju doni të jem si të tjerët, si e kam marrëdhënien unë dhe Kiara e di unë dhe Kiara s’dini asgjë, vetëm vrer nxirrni, boll mo se na lodhët”.