Kiara Tito është një nga moderatoret më të dashura për publikun. Atë e shohim çdo të diel në ekranin e Top Channel teksa modern spektaklin e humorit, “Portokalli”, krah Nevina Shtyllës dhe Salsano Rrapi.
Por jo vetëm kaq, pasi Kiara është mjaft aktive edhe në profilet e saj në rrjetet sociale, ku ndan me ndjekësit foto e video të ndryshme nga përditshmëria.
Së fundmi, Tito ka vendosur që të bëjë një bashkëbisedim me fansat e saj, të cilët kanë qenë kuriozë që të dinë sa më shumë detaje për punën dhe jetën private të saj.
Dikush e ka pyetur me humor: “A është e vërtet që e rreh Luizin ti?”.
Kësaj pyetje i është përgjigjur me një video ku shfaqet vetë këngëtari i dashur për publikun.

“Vetëm sot s’më ka rrahur, e kemi pushim të premten”, shprehet Luiz Ejlli, teksa Kiara dëgjohet duke qeshur.
Kjo pyetje e ndjekësve erdhi si pasojë e një deklarate që Olta Gixhari bëri gjatë një interviste. Teksa e pyetën nëse flet me Luizin, ajo duke qeshur tha ‘jo’ dhe shtoi ‘e rreh gruaja’.