
Moderatorja e njohur, Kiara Tito, do të jetë e ftuara e radhës në rubrikën e Dojna Memës, "Një ditë me Dojnën".
Kiara është një ndër femrat shqiptare më të komentuara në media jo vetëm për jetën profesionale dhe atë private, por së fundmi edhe për ndryshimet në pamjen e saj.
Moderatorja ka bërë buzët dhe këtë fakt nuk ka ngurruar ta pranojë publikisht. Gjatë intervistës, Dojna i ka bërë asaj disa pyetje nga fansat dhe njëra prej tyre kishte të bënte pikërisht me ndërhyrjen në buzë.
"Pse i ke bërë buzët se duken jo origjinale"- ishte pyetja të cilës Kiara iu përgjigj: "Është e drejta ime t’i bëj dhe do t’i bëj sepse nuk më intereson fare çfarë thonë njerëzit.", duke sqaruar njëherë e mirë këdo që kishte pikëpyetje mbi ndërhyrjet e saj.
[gallery ids="875151,875150,875149,875152,866456,875148,875153,875154,866455,866453,875160,875164,866452,866451,875166,875167,866450,866449,875168,875169,866446,866447,866448,866442"]