E ftuar mëngjesin e sotëm në studion e “Wake Up”, ka qenë moderatorja e njohur Kiara Tito, që këtë sezon e shohim edhe në “Big Brother Fan Club”. Si po e përjeton ajo këtë rol të ri, si e sheh edicionin e pestë të “Big Brother VIP” dhe a ka ajo ndonjë banor të preferuar? Për më shumë ka treguar vetë Kiara…

Letra e babait të Selin bëri goxha bujë në rrjet dhe po ashtu situata mes tyre u komentua shumë dhe në studion e “Big Brother Fan Club”, si e sheh ti?

Dihet tashmë që në momentin që hyn në shtëpinë më të famshme, pret gjithçka. Edhe familjarët e dinë. Banorët duhet të jenë shumë të qetë sepse çudia më e madhe tre ditë zgjat. Të gjitha gjërat sistemohen dhe kthehen në vendin e vet. Janë shumë ambiciozë dhe bëjnë nga të gjitha gjërat për lojëra. Nuk ka gjë të keqe sepse për atë punë janë futur aty. Çdo gjë mund të ndodhë, se dhe unë ashtu thashë që dhe tre “Big Brother” të ndodhin nuk do lidhesha kurrë (qesh)./TAR