Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë. Videot e tyre komentohen pafund nga fansat, por shpesh edhe nga të famshmit edhe nga vetë ish-banorët e shtëpisë së BB Vip 2.

Data sot shënon 6 maj dhe finalja e emisionit më të përfolur momentalisht shqiptar dhe rrugëtimit të katër finalistëve po i vjen fundi. Një reality-show i mbushur me lot, surpriza, dashuri, arritje, çmenduri, por mbi të gjitha transparencç. Ora e finales ka trokitur dhe Big Brother Vip 2 është gati të kurorëzojë fituesin. Luiz Ejlli, Dea Mishel, Efi Dhedhes dhe Krist Dragot janë banorët që prekën finalen e madhe. Po fituesi mes tyre kush do të jetë?

Ky edicion do të mbahet mend nga të gjithë shqiptarët. Me të vërtetë ishte edicioni i dytë por protagonistët e këtij viti i kanë mbajtur të gozhuar para ekranit çdo të martë dhe të premte të gjithë shqiptarët. Banorët e këtij viti do të mbeten gjatë në memorien e kujtdo me debatet, konfliktet, lojërat dhe momentet e lumtura të tyre. Pavarësisht gjithçkaje, neve na mbetet të presim për edicionin e tretë të tij. Në një lidhje direkte me Tapetin e Kuq, ku yjet tona po kalojnë Kiara Tito ka disa fjalë për të na thënë…

Si ndihesh në këtë natë finale?

Ndihem shumë e emocionuar, kjo është nata më e bukur e jetës sime.

Çfarë pritet të ndodhë do të na zbulosh ndonjë sekret?

Nuk mund të zbuloj shumë gjëra pasi do ja lëmë natës… do jetë magjike.

 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by TOP ALBANIA RADIO (@topalbania_radio)