Kiara Tito ka ndarë me ndjekësit e saj një moment të ëmbël familjar. Në një postim në Instagram, ajo shfaqet së bashku me partnerin e saj, Luizin dhe vajzën e tyre të vogël, Lunën, në një atmosferë të ngrohtë e plot dashuri.

Në foto, familja shihet duke përjetuar një ditë të qetë në shtëpi, ndërsa vëmendjen e kanë marrë dy “anëtarët më të rinj” të familjes; dy papagaj të vegjël me emrat Lulu dhe Luki. “Njihuni me Lulu & Luki, anëtarët më të rinj dhe më të zhurmshëm të familjes.”-ka shkruar Kiara në fotot e postuar.