I ftuar sot në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën ishte Niko Komani për të na njohur me trendet e vjeshtës dhe për të komentuar veshjet dhe stilet e disa nga figurave më të dashura televizive.
Stilisti i njohur komentoi dy moderatoret e dashura për publikun të “Portokallisë”, Nevina Shtylla dhe Kiara Tito.
“Nevina Shtylla në “Portokalli”, më pëlqeu shumë ngjyra, por mbase materiali, mund të zgjidhja një tantellë që është shumë në modë, ose mund të kishte detaje, si ngjyrë është shumë in. Nevina gjithmonë ka patur trup fantastik. Më pëlqen në total look, aksesorët i shoh aq sa duhet. Flokët janë mirë, është perfekt.
Kiara Tito diva nga disa njerëz them sa ‘boring’ ngjan që rrinë brenda kornizave, nga disa më pëlqen të njohin trupin dhe të zgjedhin pjesët më të mira. Kiara ka këmbë shumë të bukura, mu duk si një statujë Oscar. Midis Nevinës dhe Kiarës, Kiara ishte me rëndësinë e duhur për premierë”, tha Niko Komani.