Gjatë një bisede virtuale me 857 mijë ndjekësit e saj në “Instagram”, Kiara Tito ka vendosur që të ndajë me ta sekretin e rënies në peshë.

Teksa në “Instastory” ka lënë një kuti që ndjekësit të bëjnë pyetjet e tyre, ata kanë treguar se janë kuriozë të dinë sa më shumë gjëra rreth moderatores së njohur.

Fansat e kanë pyetur në lidhje me bashkëshortin e saj, Luiz Ejlli apo dhe vajzën, Luna Mari.

Por ka patur nga ata që i kanë bërë komplimente dhe njëkohësisht i kanë bërë edhe një pyetje. Një ndjekës ka qenë kurioz të dijë se si Kiara Tito ka rënë në peshë.

“Si ke humbur kilogramë, na trego sekretin, po shkëlqen”, i shkruan dikush.

Ndërkohë modetatorja e “Portokallisë”, ka zbuluar se nuk përdor ndonjë dietë strikte, por është gjenetika faktori kryesor. Kiara shton më pas se ka pirë ujë dhe ka lëvizur çdo ditë.

“Shumica mendojnë se kam ndjekur ndonjë dietë strikte, por e vërteta është se gjenetika ka qenë faktori kryesor.

Megjithatë, kam pasur kujdes të ushqehem shëndetshëm, proteina të pastra dhe pak sheqer.

Sekreti? Vetëm ujë, lëvizje çdo ditë dhe asnjë fiksim me peshoren”, është përgjigja e Kiarës në “Instastory”.