Pasditen e djeshme Kiara Tito u ndie keq dhe menjëherë në shtëpinë e “Big Brother VIP2” mbërriti ambulanca. Moderatorja e njohur u nis për në spital ku mori trajtimin e nevojshëm dhe më pas u rikthye në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Teksa të gjithë banorët e mirëpritën, edhe Luiz Ejlli vendosi që t’i qëndronte pranë e të kujdesej për të. Së bashku me Tea Trifonin, këngëtari u kujdes që Kiara të ndërronte rrobat.
Gjithashtu ai vazhdimisht e pyeste nëse kishte nevojë për ndonjë gjë. e jo vetëm kaq, pasi në një moment kur Kiara tha se kishte vapë, Luizi mori diçka dhe gjatë gjithë kohës i bënte fresk.
Madje Luizi nuk i la as batutat e tij dhe bënte për të qeshur Kiarën si dhe Mikelën e Tean që ndodheshin aty.