Ishte një natë e përkryer ajo në shoqërinë e miqve Larsa Pippen dhe Jonathan Cheban në Majemi, ku brunia seksi ishte veshur me një fund me në ngjyrë të verdhë fluoreshente që i mahniti të gjithë.


E tillë ishte edhe ngjyra e makinës së tyre, por Kim shkoi edhe më tej, duke i bërë të “bronzta” edhe këmbët e saj në një trajtim që e reklamoi në rrjetet sociale përpara se të dilte jashtë me miqtë.



Por pavarësisht se Kim Kardashian donte të dukej rrëzëllitëse në çdo pjesë, ishte një shenjë e konsiderueshme me ngjyrë të zezë e ,mbetur shumë pranë zonës intime, që ia prishi disi mbrëmjen.


Seksbomba amerikane me fundin e saj të çarë i la pak vend imagjinatës teksa tregoi shumë nga asetet e saj, duke i zbuluar edhe të brendshmet neon për fansat. Pikërisht aty në skaj, gjendej edhe shenja, që nuk e kishte mbuluar si duhet locioni shkëlqyes i saj.


18 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)