Kim Kardashian festoi dje 38-vjetorin e lindjes. Ditëlindja e yllit ishte e mbushur plot urime nga familja e saj, bashkëshorti Kanye West dhe miq të shumtë.
Motrat e saj postuan foto të Kim në ditën e saj të veçantë, duke treguar dashurinë për të dhe faktin që ajo është shembull për to.
Ndërsa nëna e saj Kris Jenner shkroi: “Vajza ime e bukur, të dua dhe të adhuroj. Uroj që kjo të jetë dita më e mrekullueshme e vitit”.
22 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)