Ylli televiziv, Kim Kardashian, e ktheu trotuarin parisien në pasarelë, teksa u shfaq me një fustan të bardhë latex dhe çizme ikonike Balenciaga, vetëm pak orë përpara sfilatës së markës.
Siç vihet re edhe nga fotografitë e publikuara nga mediat e huaja, 44-vjeçarja u kujdes për çdo detaj të pamjes, madje dhe për mënyrën se si ishte dukur më parë.
Në një moment paparacët e kapën duke kërkuar për veten në “Google”, për të parë fotot me veshjen rozë të mbrëmjes së kaluar.
Nga kapëset në flokë që sjellin nostalgji të viteve ‘90, te buzëqeshja që mungoi me qëllim, Kim zbriti nga makina luksoze me gjithë qëndrimin e një ikone mode që nuk ka nevojë të flasë për të bërë zhurmë.
Një tjetër provë se Kardashian di si ta kthejë çdo dalje në një moment të kurorëzuar me klikime.