Jeta private e Kim Kardashian ka qenë plot sfida, veçanërisht që nga divorci i saj nga Kanye West. Në një paraqitje të fundit në podcast-in “Call Her Daddy”, ylli televiziv dhe sipërmarrësja ka folur sinqerisht për kohërat e trazuara, përfshirë shpërthimet publike të reperit ndaj të dashurit të saj të atëhershëm, Pete Davidson. Kim kujtoi videoklipin e vitit 2022 të Kanyet për këngën “Eazy”, në të cilin reperi rrëmben dhe varros të gjallë komedianin.
“Kjo më trishtoi shumë”, pranoi Kim, 44 vjeçare. “Ishte vërtet e padrejtë ndaj tij. Dhe më erdhi shumë keq për të”. Edhe pse incidenti e mërziti, ajo shtoi se komediani, me të cilin kishte qenë në lidhje prej nëntë muajsh, e kishte përballuar çuditërisht mirë. “Ai ishte një djalë kaq i shkëlqyer që thoshte: ‘Gjithçka është nën kontroll, mos u shqetëso, gjithçka është mirë’ ose të paktën kështu vepronte”, kujtoi ajo. “Duhet të jetë e tmerrshme të vihesh në atë pozicion”.
Kim, e cila ka katër fëmijë me Kanye zbuloi se prania e reperit në jetën e saj ka ndikuar edhe te partnerë të tjerë të mundshëm. “Kishte raste kur i afrohesha dikujt dhe pastaj thosha, ‘Prit, prit, prit, prit, nuk dua të merrem me ish-in tënd’”, tha ajo.