kim


Pothuajse çdo ditë ajo është në faqete shtypit rozë ku përflitet për gjithçka të mundshme, që nga mënyra si vishet, trukohet apo thjesht si ecën në rrugë. Por tashmë vajza e reality show, Kim Kardashian, në muajin e katërt të shtatzënisë duket se po bën maksimumin për të zgjedhur çdo ditë veshjen e përshtatshme për të mbuluar disi kilet e shumta që ka shtuar.


kim 3


Vetë 32 vjeçarja, e cila deri pak kohë më parë ushtrohej fort në palestër që të mbante nën kontroll peshën, por që u detyrua të hiqte dorë për shkak të rrezikut të abortit, e pohon edhe vetë se pesha tashmë i ka dalë nga duart dhe po përpiqet të mësohet me situatën e re. Ajo vazhdimisht eksperimenton me veshjet, por jo gjithmonë zgjedhja që bën është e duhura, pasi në disa raste, rrobat shumë të ngushtë që 32 vjeçarja përdor, i nxjerrin në pah forma vërtetë të ekzagjeruara.


kim 2


25 mars 2013 (gazeta-Shqip.com)