Kim Kardashian është një nga emrat më të njohur në botën e showbiz-it. Por pak veta dinë se pak para se të niste fama e saj, ajo ishte gati të prezantohej me një emër tjetër.

Ylli televiziv ka rrëfyer për Time, se në momentet e fundit, para se të niste reality show-i “Keeping Up With the Kardashians” në vitin 2007, ajo vendosi të ndryshonte publikisht emrin e saj.

45-vjeçarja tregoi se gjithmonë ishte prezantuar si Kimberly, derisa pa emrin e saj në ekran gjatë xhirimeve të para:

“Kur pashë ‘Kimberly Kardashian’ te titrat, mendova se ishte shumë i gjatë dhe i vështirë për t’u thënë. Thashë: Le ta shkurtojmë në Kim”.

Ndërkohë edhe pse për publikun ajo u bë “Kim”, të gjithë miqtë e fëmijërisë dhe babai i saj e kanë quajtur gjithmonë “Kimberly”.

Në intervistë, Kardashian mori meritën për idenë që i shtyu të gjithë anëtarët e familjes të nënshkruanin për reality show-in.

“Shtysa ime për t’i bindur ishte që reality show-i do të sillte vëmendje për dyqanin tonë DASH. Kështu pranuan të gjithë”, tha ylli televiziv.

45-vjeçarja shtoi se ideja e një reality show e kishte ndjekur që në fëmijëri:

“Që kur pashë “The Real World”, u thashë shoqeve të mia se një ditë do të bëja një reality show”.

Kim Kardashian tregoi se para famës merrej me biznes të vogël online, organizim gardërobash dhe krijimin e aksesorëve të flokëve.

Në një episod të “The Kardashians”, Kim zbuloi se ishte përpjekur të blinte një Bibël që babai i saj, Robert Kardashian Sr., i kishte dhënë OJ Simpson, duke ofruar 15,000 dollarë, ofertë që u refuzua dhe më pas u publikua online.

Kim u shpreh se ishte e gatshme të shkonte deri në 30,000 dollarë. Por Malcolm LaVergne, ekzekutori i testamentit të Simpson, iu kundërpërgjigj ashpër, madje dheme ironi për përpjekjet e saj për të marrë provimin e jurisprudencës:

“Sigurisht që nuk e kaloi dot provimin. Unë kam kaluar tre provime, që në përpjekjen e parë”, tha ai për TMZ, duke shtuar:

“Le t’i jap kredite vetëm për një gjë, është më e pasur se unë”.

LaVergne tha se ligjërisht, Bibla duhej të dilte në ankand, ku përfundimisht u shit për 80,000 dollarë, shumë më tepër se oferta e Kim-it.

Bibla mbante një dedikim emocional nga Robert Kardashian për OJ Simpson, shkruar më 18 qershor 1994, një ditë pas arrestimit të Simpsonit. Robert Kardashian vdiq në vitin 2003, kur Kim ishte 22 vjeç.

Kim sot po pret sërish rezultatet e provimit të avokatisë, ndërsa vazhdon punën në projektet e saj televizive dhe biznesore.