kimiPas tetë vitesh martesë, Kimi Raikkonen, një nga pilotët më të njohur të Formula 1, kthehet beqar. Ai sapo është divorcuar nga bashkëshortja Jenni Dahlmann, për shkak të grindjeve të vazhdueshme dhe një bashkëjetese të palumtur. Lajmi është konfirmuar zyrtarisht nga asistenti personal i kampionit finlandez, Ridu Kuvaja.


Raikkonen u martua në korrik të vitit 2004 me Jenni Dahlman, modele e zgjedhur Miss Skandinavia. Çifti u vendos për të jetuar në Wollerau, në Zvicër, në një vilë luksose të quajtur ‘Butterfly’.


Në vitet e para të martesës, Kimi e Jenni, u shfaqën shpesh si një çift i lumtur. Pas kalimit të Kimi tek Ferrari, Jenni nisi të shfaqej gjithmonë e më pak në tribunë, derisa vitin e kaluar u zhduk fare.


10 shkurt 2013 (gazeta-Shqip.com)