Një nga regjisorët më të famshëm të kinematografisë shqiptare, që ka lënë gjurmë të thella në historinë e filmit tonë është dhe Kristaq Mitro ka ndërruar jetë ditën e sotme.

Filmat e tij të realizuar ndër vite kanë mbetur për publikun, ndërsa vlerësimet nuk kanë munguar jo vetëm brenda kufijve shqiptarë, por dhe më gjerë. Kontributi i tij si regjisor nuk mungon në filmat si “Njeriu i mirë”, “Duaje emrin tënd”, “Dimri i fundit”, etj. Për regjisorin e njohur shqiptar, sot kinematografia shqiptare për përballet me jo pak vështirësi, që sipas tij kjo krizë ka filluar nga mungesa e buxhetit sot për filmin. Herë pas here kineastë të njohur kanë theksuar se kinemaja shqiptare kërkon vëmendje, dhe sipas tyre përballë dëshirës së mirë të regjisorëve dhe aktorëve, mungesa e buxhetit bën që edhe cilësia e filmave shpeshherë të diskutohet për vlera. Me të njëjtin mendim është dhe regjisori i njohur Kristaq Mitro, i cili thekson se krahasuar me buxhetin e shteteve fqinj, në Shqipëri ka shumë herë më pak vëmendje.

Regjisori i dhjetëra filmave shqiptarë aktualisht jep kontributin e tij si pedagogë pranë Universitetit të Arteve në degën Regji-Filmi, dhe çdo ditë nuk mungon pranë studentëve, duke theksuar se të njëjtat vështirësi në realizimin e filmit i sheh çdo ditë dhe tek ata. Në vitin 1990 regjisori Kristaq Mitro solli për publikun filmin artistik “Një vajzë dhe një djalë” dhe për më shumë se dy dekada munguan në kinemanë shqiptare filmat e tij, por ai tregon se ka ndërmend të rikthehet me një projekt kinematografik shumë interesant, për të cilin flet pak pasi gjerat duan akoma të konkretizohen.