Victoria dhe David Beckham janë një nga çiftet më të njohur në botë. Ata kanë krijuar së bashku një familje shumë të mirë dhe kanë mbetur të qëndrueshëm para kamerave dhe opinionit publik.
Pavarësisht kësaj, në të gjitha marrëdhëniet ka probleme dhe sekrete që mbahen. E duket se Victoria ka mbajtur diçka të fshehtë nga bashkëshorti i saj, madje të rëndësishme.
51-vjeçarja ka zbuluar sekretin e dhimbshëm të luftës së saj të heshtur me një çrregullim të të ngrënit, një betejë që e përballoi krejtësisht e vetme, pa vetëbesimin për t’ia rrëfyer vuajtjet e saj as burrit të saj.
Stilistja e famshme e bëri këtë në një intervistë të kohëve të fundit, ku zbuloi më shumë detaje rreth problemit të disa viteve më parë.
Gjatë një interviste të kohëve të fundit në podkastin “Call Her Daddy” me Alex Cooper, stilistja e modës dhe ish-anëtare e “Spice Girls” ndau detaje të kësaj periudhe të errët, duke shpjeguar se ndihej e paaftë t’i “besonte dikujt” për ta ndihmuar.
Pavarësisht mbështetjes që ka pasur gjithmonë nga David, Victoria zgjodhi të mos kërkonte këshillën e tij, duke nisur rrugën e saj për të shëruar marrëdhënien e saj me ushqimin dhe për të gjetur ekuilibrin.
Victoria zbuloi gjithashtu se kishte shumë vështirësi me mendimet e saj kur u kritikua nga shtypi. Biznesmenja shpjegoi se kur ishte shtatzënë e etiketonin si “Porky Posh” ose “Skinny Posh” , gjë që i shkaktonte shumë dhimbje, por ajo arriti ta kapërcente atë.
Përveç problemeve me peshën, Victoria kishte edhe një problem me implantet e gjoksit, pasi kur filloi të bëhej e famshme vendosi të bënte një ndërhyrje kirurgjikale, por më vonë u pendua. Në një bisedë për serialin e saj, Victoria shpjegoi pse vendosi më në fund të hiqte implantet.
“E gjitha erdhi nga nevoja për t’u marrë më seriozisht dhe nga mosdija se kush isha”, tha ajo.
Pasi ka kaluar të gjitha këto probleme me fizikun e saj, Victoria duket më e sigurt në vetvete dhe ka rrëfyer se tashmë ka një ekuilibër të mirë të ushqimit, pasi edhe Davidi e ka ndihmuar me këtë dhe me ushtrimet.