E ftuar mëngjesin e sotëm në studion e “Wake Up”, ka qenë moderatorja e njohur Kiara Tito, që këtë sezon e shohim edhe në “Big Brother Fan Club”. Si po e përjeton ajo këtë rol të ri, si e sheh edicionin e pestë të “Big Brother VIP” dhe a ka ajo ndonjë banor të preferuar? Për më shumë ka treguar vetë Kiara…

Si po e ndien veten në këtë format të “Big Brother Fan Club”?

Si fillim dua të them që kjo është hera e dytë që e bëj “Fan Club-in”, pas “Dancing With The Stars Fan Club”. Dihet që ka shumë fansa, njerëz që flasin me pasion dhe normalisht që krijohen më shumë situata në studio. Të krijon shumë emocione, por kur hyn në studio duhet të japësh maksimumin tënd. Pas prime-it të së shtunës dhe ujërat ndryshuan.

Si e menaxhon situatën me familjarët dhe miqtë e banorëve që vijnë në studio?

Mundohem të tregohem shumë e kujdesshme sepse e di se si ndihen ata.

Sa të ndihmon perspektiva e dikujt që e ka kaluar dhe vetë këtë përvojë?

Edhe ndihmon, edhe nuk ndihmon. Dje kishim një situatë me një nga konkurrentët që po ‘sulmohej’. Kisha një lloj keqardhje dhe mendova të futem të them diçka. Jam bërë dhe pak më e ndjeshme dhe kërkoj që t’i mbroj. Nuk ka njeri të keq apo të lig. Është e gjitha në kuadër të një loje. Mundohem të shoh atë anën pozitive, është pjesë e karakterit tim. Mundohem t’i mbroj konkurrentët që janë aty./TAR