Kishte gjysmë viti që fliste me ‘të dashurin’ kur një grua zbuloi të vërtetën shqetësuese rreth tij. Christine Abadir kuptoi se ishte mashtruar nga i dashuri i saj ‘Jay’ pasi fluturoi nga Sidnei në Zelandën e Re, për ta takuar për herë të parë.

22-vjeçarja kishte organizuar një takim në një klub nate, por ka mbetur ‘e zemëruar dhe e hutuar” kur nuk i është shfaqur. Më vonë kishte zbuluar se ‘burri’ me të cilin kishte biseduar ishte në të vërtetë një mashtrues në internet dhe femër.

“Unë dhe miqtë e mi gjurmuam numrin e celularit që ai më dha. Nga ajo ne mundëm të gjenim emrin e personit me të cilin ishte lidhur numri. Aty morëm vesh se ishte një vajzë”, ka treguar influencuesja austriake për “7Life”.

E reja ka treguar se është njohur me ‘Jay’ gjatë transmetimeve të saj të drejtpërdrejta në “TikTok”, ku ka më shumë se 1.9 milionë ndjekës. Fotot e tij i dukeshin tërheqëse dhe nisën duke folur çdo ditë.

Teksa flisnin çdo ditë për rreth 4 muaj, lidhja e tyre shpejt u bë toksike. Christine vuri re se “Jay” po bëhej më “posedues” dhe “abuziv”. Dukej sikur ai e kontrollonte atë se çfarë rrobash vishte dhe me kë shoqërohej.

Ajo ka treguar se i është dukur e ‘çuditshme sepse ai i dërgonte foto dhe video të trupit të tij, por asnjëherë fytyrën e tij’.

“Megjithatë më dërguan audio të tij duke kënduar dhe folur dhe video të veshjeve të tij. M’u duk normale pas një kohe që nuk kisha bërë thirrje me video, mendova se ndoshta atij i pëlqente më shumë të dërgonte mesazhe”, ka thënë 22-vjeçarja.