E ftuar në emisionin “Pardon My French” ka qenë regjisorja Ana Veseli, e cila është ish-bashkëshortja e Aldo Markut, banorit të këtij edicioni në “Big Brother VIP”. Ajo ka rrëfyer më shumë për marrëdhënien që ka sot me Aldon, por dhe ka komentuar lojën e tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Para dy ditësh ajo ka vendosur që t’i dërgojë një mesazh të veçantë Aldos në “Big Love” ku kishte shkruar:
Papito, na ka marr malli shumë. Akira ka ndryshuar aq shumë saqë nuk do ta njohësh kur ta takosh. Jemi shumë krenare me ty. Please keep your standards high and don’t forget your north star. Të duam! P.s: Mami needs vacations, kur të dalësh Akira is all yours.
Mund të ketë një rreze shprese për një rikthim të mundshëm? Ja si përgjigjet Ana:
Realiteti është që ne tashmë jemi të ndarë, por kjo nuk do të thotë që ne nuk do ta mbështesim njëri-tjetrin në çdo gjë që ne bëjmë. Unë mendoj që kjo duhet të jetë realitet për të gjithë ish-çiftet.
Sugjerimet që unë i kam dhënë, ishin përmendur edhe në mesazhin që unë i dërgova me “Big Love”. Kam pasur dy këshilla shumë të rëndësishme ku e para ka qenë të mbajë stanardin e bisedës dhe të marrëdhënieve shoqërore dhe jo vetëm. Ta mbajë Akirën dhe ta shohë atë si një yll polar.
Nënkupton kjo që mesazhi kishte një kod?
Po, ishte ylli polar që nënkupton që ti të mos bësh asgjë që nuk do të doje që Akira nesër të mos e shihte nga babai i saj.
Ishte një mesazh spotan apo i mirëmenduar?
Momenti kur vendosa që ta çoja mesazhin ishte spontan por mesazhi ishte i mirëmenduar.



