Gjatë seancave të fundit gjyqësore ndaj reperit dhe manjatit të muzikës, Sean Diddy Combs, ka dalë në dritë një detaj aspak i zakontë.

Ish-asistenti i tij, David James, dëshmoi në gjykatë në Nju Jork se Combs mbante me vete një sasi të madhe pilulash gjatë qëndrimeve në hotele — përkatësisht midis 25 dhe 30 shishe, ku përfshiheshin Percocet, ekstazi, Viagra, pilula për dietë dhe shtesa për përmirësimin e cilësisë së spermës.

Por vëmendjen më të madhe e mori një pilulë që sipas dëshmisë, kishte të stampuar imazhin e ish-presidentit amerikan, Barack Obama.

“Kishte të gjitha llojet e pilulave, por njëra kishte foton e presidentit mbi të”, u shpreh James. Ek kur u pyet se për cilin president bëhej fjalë, ai tha: “Presidentin Obama”.

Mediat e huaja shkruajnë se gjyqi ndaj P Diddy po merr gjithnjë e më shumë përmasa, me dëshmi tronditëse që flasin për abuzime fizike, seksuale dhe verbale ndaj disa viktimave, përfshirë këtu edhe ish-partneren e tij, këngëtaren Cassie Ventura.