Në shkurt të këtij viti, YouTuber-i Nick Yardy, emri i vërtetë i të cilit është Nicholas Hunter, shkaktoi tronditje në internet. Teksa 29-vjeçari ndau me ndjekësit e tij atë që zakonisht konsiderohet lajm i gëzueshëm, ata e pritën me ‘neveri të madhe’.
Nick deklaroi se do të bëhej baba i dy fëmijëve. Po pse shkaktoi kaq shumë trazira? Ai kishte lënë shtatzënë njëkohësisht një 22-vjeçare dhe nënën e saj.
Modelja Jade dhe nëna e saj 44-vjeçare, Dani, ishin në pritje të ëmbël dhe babai ishte pikërisht Nick.
E siç pritej, reagimet ishin të ndryshme dhe të shumta. Madje edhe për fansat e tij besnikë ky lajm ishte i tepërt dhe tronditës. Menjëherë vërshuan komentet ‘po bën shaka’ dhe ‘o Zot, kjo është e neveritshme’.
I paprekur nga komentet negative, 29-vjeçari më 8 mars zbuloi gjininë përmes një video në rrjetet sociale. Në festën e organizuar mes familjarëve dhe miqve, ata zbulon se po prisnin një vajzë dhe një djalë.
Historia në fjalë u bë virale menjëherë, me organizatat e lajmeve që u përqendruan në këtë histori skandaloze. Pastaj Nick bëri lëvizjen më të habitshme nga të gjithë – ai doli hapur.
Në një bisedë tronditëse me “Daily Mail”, 29-vjeçari pranoi:
“Nuk ka fëmijë. Është thjeshtë një skeç. Nuk është e vërtetë. Njerëzit që më ndjekin, thjesht kërkojnë argëtim dhe nuk mendoj se e besojnë vërtetë”.
Ndërsa zbuloi mashtrimin e madh, Nick këmbëngul në një pikë thelbësore – romanca e tij me Jade dhe nënë e saj, Dani, është e vërtetë.
Influencuesi, i cili krenohet me 3.54 milionë abonentë në “YouTube” së bashku me 2.4 milionë ndjekës në “Instagram” dhe 1.2 milionë fansa në “TikTok”, poston rregullisht skeçe të ndryshme me gra në platformat e tij.
Megjithatë, vendas i Floridës së Jugut pohon se ka qenë i përfshirë romantikisht me partneret e tij, Jade dhe Dani, për gati dy vjet.
“Ato janë në të vërtetë nënë e bijë, dhe lidhja jonë me njëra-tjetrën është e vërtetë. Vetëm se ato nuk janë shtatzënë. Të paktën jo ende”, ka zbuluar ai për median.
Të dyja zonjat kanë refuzuar të ndajnë mbiemrat e tyre të familjes, por vazhdojnë të ndajnë foto të ‘shtatzënive’ të tyre të supozuara në internet – pavarësisht se kanë kaluar muaj që kur Nick zbuloi të vërtetën.




