Kendall Jenner ka guxuar shumë së fundmi me veshjen e saj. Ylli i Kardashians ka postuar në “Instastory” disa video ku shfaqet me një fustan të zi, që te pjesa e gjoksit ishte transparent.
Por për të mos zbuluar më shumë seç duhet, në të ishin vendosur disa gjëra të kuqe që dukeshin si lule. Fustani seksi është nga koleksioni vjeshtë/dimër 2023 i stilistit David Koma.
Fustani i ngushtë i zi i tregonte Kendall-it format e saj trupore kaq elegante. Gjithashtu kishte vendosur edhe një shall të kuq në qafë për ta kombinuar me veshjen.
27-vjeçarja e përfundoi pamjen e saj elegante me një palë këpucë të zeza. Ajo ka pozuar në një jaht dhe fotografi dëgjohet teksa i thotë: “Sa mirë, kjo është e përsosur”.