Mbrëmjen e djeshme Eriku u shpreh se do të flinte me Mirin në krevat meqenëse nuk rri më Selin aty, dhe vetë ai fle në tokë.
“Më thuaj kur do shkosh të flesh, se nuk shkoj dot pa ty. Sot është natë e madhe se do të fle me drejtorin”, tha Eriku teksa ndodhej jashtë me disa banorë të tjerë dhe i pranishëm ishte dhe këngëtari.
Por kur erdhi momenti për të rënë në gjumë, Eriku e ndërroi krevatin me Keijsin, i cili fle me Mateon. E si pasojë, Keijsi fjeti me Mirin.
“Kjo ishte surpriza, qenke i mbaruar, i përdorshëm, turp, qenke ushtar, me nivelin atje poshtë. Nuk të ka hije ty për atë që je dhe për atë që ke në tru, bravo të qoftë”, i tha Miri Erikut pasi vendosi që të ndryshonte krevatin.


