Modelja e famshme, Emily Ratajkowski, po lë “Twitter”-in e saj të flasë në lidhje me ndarjen nga bashkëshorti, Sebastian Bear-McClard.

Edhe pse modelja nuk ka folur zyrtarisht lidhur me divorcin, Ratajkowski ka “pëlqyer” disa postime në “Twitter” ku flitet jo vetëm për fundin e martesës së saj, por edhe për tradhtinë e pretenduar të producentit.

“Nuk mund të besoj se ajo k*rvë e vogël mashtroi EmRata”, shkroi dikush në “Twitter” që mori mbështetje nga Ratajkowski.

“Vajza, si do e festojmë divorcin e Emratës”, shkroi një tjetër.

“EmRata më në fund e çliruar nga ai njeri, kjo dëshmon se Zoti ekziston”, shkroi një tjetër fans.

Ndërkohë kujtojmë se dyshja ndezën fillimisht thashethemet e ndarjes kur Ratajkowski doli pa unazën e martesës , por producenti i “Uncut Gems” u fotografua me unazën e tij në dorë.

“Ai mashtroi”, tha një burim për bashkëshortin e Ratajkowski-t prej katër vitesh për ‘Page Six’. “Ai është një mashtrues serial. Është i shpifur. Ai është një qen”, vijoi burimi.

31-vjeçarja dhe 41-vjeçari u martuan në shkurt të vitit 2018, pas vetëm disa javësh që ishin të lidhur. Vetëm në korrik të atij viti ajo zbuloi unazën e saj të fejesës – një stil unik me dy gurë.

Në fillim të këtij muaji, modelja ndezi thashethemet rreth ndarjes duke u fotografuar pa unazën e saj të martesës, megjithëse McClard është parë së fundmi duke e mbajtur në dorë të tijën.