Largimi i papritur i Eglit nga shtëpia një ditë më parë, ka lënë një ndikim të madh te banorët e “Big Brother VIP 4”, veçanërisht te Gjesti, me të cilin ajo kishte një marrëdhënie të luhatshme gjatë qëndrimit të saj në lojë.
Një video e natës së kaluar, e cila po qarkullon në rrjetet sociale, tregon Gjestin të shtrirë në dhomën e gjumit, duke folur përgjumshëm dhe duke i drejtuar mesazhe emocionale Eglit.
“Gjumin e mirë, Egli. Besom që kam me i kry do gjëra për ty. Mbaje mend këtë sen. Gjumin e ëmbël. Shpresoj që e ke gjetur familjen mirë e edhe ti vetë je mirë… Të lutem, dërgoma një video për ‘Prime’, duke qeshur, të shoh që je mirë… Kjo lojë është e fëlliqur dhe duhet t’ua dridh. Të premtoj që do jua dridh keq”, dëgjohet të thotë banori i shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Ky moment ka prekur ndjekësit, të cilët e kanë interpretuar si një shenjë të lidhjes së fortë emocionale mes tyre, duke shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale.